Arsenali mposht Barçën me “manita”

Futboll

Arsenali mposht Barçën me “manita”

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 11:13
Pamje nga ndeshja

Spektakël në miqësoren Arsenal-Barcelona. 

Plot 8 gola u shënuan në takimin e luajtur në “Los Angeles”. Në fund pati festë londineze, pasi djemtë e Mikel Artetës triumfuan 5-3.

Robert Lewandowski kaloi kampionët e Spanjës në avantazh, por Bukayo Saka barazoi për anglezët. Ky i fundit humbi një penallti. Barça sërish në avantazh me anë të Raphinhas.

Por, Kai Havertz gjeti golin e parë me Arsenalin dhe skuadrat shkuan në pushim në barazim 2-2. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur.

Dygolëshi i Leandro Trossard dhe eurogoli i Fabio Vieira i dhuruan fitoren skuadrës së Mikel Artetës. Teksa Ferran Torres shënoi në krahun tjetër.

Arsenali rikthehet në fushë në datën 2 gusht përballë Monacos, ndërsa Barcelona zhvillon El Clasicon ndaj Realit në datën 29 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat