Nuk ka fitues në Inter-Al Nassr

Futboll

Nuk ka fitues në Inter-Al Nassr

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 14:37
Inter

Përfundon në barazim 1-1 miqësorja Al Nassr-Inter.

Të dy golat e ndeshës që u luajt në Japoni, u shënuan në pjesën e parë.

Abdulrahman Ghareeb kaloi në avantazh skuadrën nga Arabia Saudite, teksa Davide Frattesi realizoi golin e barazimit në fundin e fraksionit të parë.

Simone Inzaghi aktivizoi edhe Kristjan Asllanin në pjesën e dytë.

Mesfushori 21-vjeçar i kombëtares shqiptare, zhvilloi një performancë pozitive.

Asllani rrezikoi në tri raste portën kundërshtare me goditjet e tij. Teksa nuk munguan pasimet e bukura dhe të sakta drejt shokëve të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat