Nkunku: Nuk më plas për renditjen

Futboll

Nkunku: Nuk më plas për renditjen

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:22
Nkunku

Christopher Nkunku është një nga përforcimet e Chelsea. Klubi londinez arriti akordin me Leipzigun gjatë janarit për shumën 60 mln euro, ndërkohë që 25-vjeçari francez firmosi një kontratë 6-vjeçare.

Sezoni i fundit ishte i dobët për Chelsea, që nuk ia doli të siguronte një biletë europiane.

Gjithsesi, një gjë e tillë nuk e shqetëson mesfushorin e avancuar, i cili është i lumtur për këtë etapë të re në karrierë.

Viti i kaluar nuk ishte një sezon i mrekullueshëm për Chelsea, por këtë vit ekziston një projekt të ri. Unë jam pjesë e këtij projekti, gjë që më lumturon pa masë.

Për mua do të ishte njësoj sikur Chelsea ta mbyllte edicionin e fundit në vendin e 15-të ose 16-të. Renditja e sezonit të kaluar nuk ka aspak rëndësi për mua.

Sepse e ndjej që sezoni i ardhshëm do të jetë plotësisht ndryshe. E di që mund të bëj gjëra të mëdha këtu”, u shpreh Nkunku, i cili ka shënuar 2 gola në miqësoret e verës me skuadrën e Pochettinos.

Tifozët londinezë shpresojnë që skuadra e zemrës të rikthehet protagoniste në Premier League me trajnerin argjentinas. Titulli është ëndrra e madhe, teksa objektivi real është sigurimi i një prej 4 vendeve të para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat