Skuadra e madhe spanjolle në garë për Ardon Jasharin

Futboll

Skuadra e madhe spanjolle në garë për Ardon Jasharin

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:21
Ardon Jashari

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, i cili luan me Luzernin në Zvicër është paraqitur si opsion për mesfushën e Real Betisit.

Jashari ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar dhe me vetëm 20 vite mbi supe është ftuar edhe në ekipin e parë të Përfaqësueses së Zvicrës.

Sipas gazetës AS, Jashari ka përfunduar në listën e dëshirave për mesfushën e Real Betisit.

Megjithatë, Betisi nuk e sheh shumë për këtë sezon, por she te futbollisti një opsion interesant për të ardhmen që megjithatë duhet të lidhet sa më shpejt për shkak të rivlerësimit të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat