Luzerni ka shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj Lausanne Ouchy, në takimin e javës së dytë të kampionatit zviceran.
Gjashtë shqiptarë standardë, 4 në radhët e Lausanne Ouchy dhe dy te Luzerni.
Për Luzernin shënoi zëvendësuesi Villiger (50' e 85') dhe për mysafirët realizoi Mahmoud (82').
Ardon Jashari ka asistuar në minutën e fundit për fitoren e Luzernit.
Për Liuzernin u paraqitën titullarë Ismajl Beka, Kemal Ademi dhe për Lausanne Ouchy luajtën nga minuta e parë Lavdrim Hajrullahu, Valon Hamdiu, Liridon Mulaj e Mërgim Qarri.
Ardon Jashari u aktivizua nga minuta e 46-të për Luzernin dhe Ademi u zëvendësua në atë të 46-tën.
Hajrullahu i Lausanne Ouchy u zëvendësua në minutën e 46-të e Mulaj në atë të 80-tën.
Hamdiu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 29-të.
Luzerni renditet në vend të pestë me 4 pikë e Lausanne Ouchy me 0 sosh.