Braziliani Patrik kthehet në Shqipëri

Futboll

Braziliani Patrik kthehet në Shqipëri

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:42
Tirana

Braziliani Patrik është kthyer në Shqipëri dhe po vazhdon riaftësimin pas operacionit në gju.

Sulmuesi ende nuk ka zbritur në fushën e lojës, ndërsa nga ana tjetër ushtrimet po i zhvillon në palestër.

Sipas asaj që është mësuar, sulmuesi pritet të jetë gati në mes të tetorit për të luajtur ndeshje, që do t’i nisë nga stoli.

Stafi mjekësor nuk kërkon të nxitohet për riaftësimin e brazilianit dhe ka vënë afate të qarta.

Është e sigurt që lojtari kthehet në fund të shtatorit në fushë për t’u stërvitur me grupin dhe duke vazhduar me përgatitjet dhe pak minuta nëpër sfidat e kampionatit, Patrik do të jetë i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë vetëm në fillim të janarit.

Në këto kushte, te Tirana shohin larg.

Braziliani kthehet në 2024-ën dhe ky është një problem i madh, pasi sulmuesi humbi veç kësaj pjese të kampionatit të shkuar, verën e Europës dhe nisjen e kampionatit të ardhshëm.

Sezonin e shkuar lojtari ishte nga vendimtarët për bardheblutë, pasi ishte golashënuesi i dytë pas Hasanit, ndërsa kishte dhënë edhe disa asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat