Enrique: Mëkat, humbje e pabesueshme!

Futboll

Enrique: Mëkat, humbje e pabesueshme!

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 11:35
Pamje nga ndeshja

PSG u përmbys nga Interi në minutat e fundit dhe mbetet ende në kërkim të fitores së parë në turneun miqësor që po zhvillon një Japoni. Kampionët e Francës u mposhtën 1-2 nga zikaltrit e Simone Inzaghit.

Por, trajneri Luis Enrique nuk futet në panik. Spanjolli e cilësoi pozitive performancën e skuadrës së tij, ndërkohë që shprehu vlerësim maksimal për nënkampionët e Europës.

“U zhvillua një ndeshje shumë e mirë. Por është e pabesueshme të kryesosh 1-0 deri në minutën e 80’ dhe më pas të humbasësh!

Gjithsesi, unë pashë shumë gjëra pozitive nga djemtë e mi.

Jam shumë i kënaqur, pasi e shoh që skuadra po përmirësohet dita ditës”, deklaroi trajneri i ri i PSG-së, i cili u ndal edhe te kundërshtarët italianë.

“Interi mbërriti i dyti në Champions League. Është një skuadër e nivelit të lartë, me lojtarë që kanë vite që luajnë së bashku.

Ne stërvitemi me njëri-tjetrin prej vetëm 3 javësh. Ka ende shumë punë për të bërë, por jam i kënaqur”, theksoi Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat