Pochetino në ankth, dëmtohet sulmuesi

Futboll

Pochetino në ankth, dëmtohet sulmuesi

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 11:42
Pochetino

Miqësorja e fundit e zhvilluar në Amerikë, lë një shije të hidhur për Chelsean. Kjo prej barazimit 1-1 me Borussia Dortmund, por për shkak të dëmtimit të Christopher Nkunku.

Francezi që iu bashkua “Bluve të Londrës” në këtë merkato për shifrën e 60 milionë eurove, nuk mundi ta vazhdonte lojën përtej minutës së 22-të duke qenë se ndjeu një shqetësim në gju.

Trajneri Mauricio Pochetino e zëvendësoi menjëherë sulmuesin për të mos rrezikuar, ndërsa pas sfidës tekniku argjentinas theksoi se shpreson që Nkunku të mos ketë pësuar një dëmtim serioz dhe të bëhet fjalë për thjesht një goditje.

“Doktorët do ta kontrollojnë dhe mund të flasin më shumë për Nkunku. Ai ndjeu një shqetësim në gju pas një kontakti me kundërshtarët.

Shpresoj të mos bëhet fjalë për një dëmtim serioz dhe Nkunku të rikthehet shpejt pranë skuadrës.

Do t’i duhet të pushojë për disa ditë dhe është e vështirë të flasim me siguri, do ta shohim kur të kthehemi në Londër.

Ishte një ndeshje pak e rrezikshme pasi fusha nuk ishte në kondicionin e duhur duke qenë se këtu në stadiumet amerikane luajnë një tjetër sport dhe jo futboll.

Por, ky është një rrisk që e kemi marrë parasysh në momentin që pranojmë ta zhvillojmë në Amerikë fazën përgatitore”, u shpreh Pochetino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat