​Kosova-Danimarka, sot ndeshja vendimtare për “Dardanët”

Futboll

​Kosova-Danimarka, sot ndeshja vendimtare për “Dardanët”

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 10:57
“Dardanët”

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta zhvillojë sot ndeshjen me Danimarkën, ndeshje kjo e cila po konsiderohet si njëra nga sfidat më të rëndësishme në vitet e fundit në basketboll.

“Dardanëve” iu nevojitet sot një fitore me diferencë prej shtatë pikëve ose më shumë për ta siguruar biletën në kualifikimet e Eurobasket 2025, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Kosova gjendet në raundin e tretë parakualifikues, në të njëjtin grup me Zvicrën, e cila pësoi katër humbje.

Danimarka ka tri fitore, ndërkaq “Dardanët” kanë dy fitore e një humbje. Danezët fituan ndeshjen e parë ndaj Kosovës si vendas me shifrat 82:75.

Ndeshja e sotme do ta përcaktojë kombëtaren e fundit, që do të marrë pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2025.

32 shtete do të marrin pjesë, ku më pas, 20 prej tyre do të kalojnë tutje, ndërsa Evropiani pas dy vjetësh do të zhvillohet në Letoni, Poloni, Finlandë dhe Qipro.

“Dardanët” do të përballen sonte me Danimarkën me fillim nga ora 20:45 në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat