A do të vjen Roma komplet në Tiranë?

Futboll

A do të vjen Roma komplet në Tiranë?

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:58
Roma

Vetëm pak minuta më parë Roma mbylli stërvitjen e fundit përpara transfertës të Tiranës.

Verdhekuqtë zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore në fushën “Fulvio Bernardini”.

Sipas medieve italiane për ndeshjen e nesërme Jose Mourinho mund të ketë nën urdhëra dy lojtarë si Paulo Dybala dhe Nemanja Matiç.

I pari vuan nga një problem muskulor ndërsa i dyti nuk stërvitet pasi kërkon të transferohet në Francë (ka akord me Rennes).

Mendohet se si Dybala ashtu edhe Matiç nuk do të jenë ditën e nesërme në avionin për në Tiranë.

Mourinho për të plotësuar numrin e lojtarëve në stërvitje grumbulloi sot disa lojtarë, të cilët i përkasin ekipit të të rinjve. Bëhet fjalë për Giacomo Faticanti-n, Luigi Cherubini-n, Lovro Golic dhe Mattia Mannini-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat