Dinamo fiton miqësoren me Riminin

Futboll

Dinamo fiton miqësoren me Riminin

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 20:45
Pamje nga ndeshja

Dinamo triumfon në miqësoren e fundit të fazës përgatitore, që u po zhvillohet në Itali. Blutë e kryeqytetit iu imponuan 1-0 Riminit (skuadër Serisë C) për përballje e zhvilluar në stadiumin “Valentino Mazzola.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Kacorri në minutën e 11-të.

Trajner italian, Luigi Di Biago, hodhi në fushë nga minuta e parë këtë formacion: Sali, Prodani, Beiratche, Hoxha, A. Marku, Zabërgja, Lorran, Jaku, Bardhi, Denisson, Kaçorri. U aktivizuan: Gjoni, Rrapi. Mija dhe Danaj.

Kjo ishte miqësorja e dytë e zhvilluar nga Dinamo në tokën italiane, teksa më parë kishte humbur 2-0 përballë Modenës.

Rimini – Dinamo 0:1 (Kaçorri 11’)

Rimini: (4-3-3) Passador (15’ Colombo); Evan (Acampa), Pietrangeli (15’ Gorelli), Gigli (15’ Allievi), Laverone (30’ Tofanari); Tonelli (30’ Cheruvbini), Leoncini, Rosini (30’ Nastase); Accursi (1’ Lamesta), Rossetti (30’ Didio), Sereni (15’ Iacoponi).

Trajner: Diego Gabriel Raimondi.

Dinamo: (4-4-2) Sali; Marku, Hoxha (33’ Gjoni), Behiratche, Prodani; Dardhi (15’ Rrapi), Jaku, Lorran, Zabergja (33’ Mija); Kaçorri (15’ Danaj), Denisson.

Të disponueshëm: Crosta, Guci,, Samake, A. Marku, Kapllani, Vokrri, Smaçi, Ndreu.

Trajner: Luigi Di Biagio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat