PSV e nis sezonin e ri me “këmbë të mbarë”

Futboll

PSV e nis sezonin e ri me “këmbë të mbarë”

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 19:28
Pamje nga ndeshja

PSV Eindhoven e nis me këmbë të mbarë sezonin 2023-2024, ndërsa fitoi 2-0 ndaj Utrecht në takimin e javës së parë të Eredivisie.

Vendasit dominuan të gjithë takimi, ndërsa gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 45+3’, me Noa Lang   që realizoi pas asistit të Sangare, duke e mbyllur fraksionin e parë në avantazh.

Ndërsa në minutën e 77’, Vertessen do të dyfishonte avantazhin për skuadrën e Bosz si dhe do të vuloste këtë takim.

Pas fitores në “Philips Stadion”, PSV e nis edicionin e ri me tre pikë, ndërsa Utrecht pëson disfatë në ndeshjen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat