Pochettino: Liga arabe e mirë për futbollin

Futboll

Pochettino: Liga arabe e mirë për futbollin

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:13
Pochettino

Trajneri i Chelseas Mauricio Pochettino ka mirëpritur shpenzimet e shumta të Ligës Arabe.

“Blutë” tashmë kanë humbur yjet si N’Golo Kante dhe Edouard Mendy që kanë shkuar në Arabi, por Pochettino për dallim nga shumë analistë i ka mbështetur tërë këto shpenzime.

Tekniku argjentinas thotë se lojtarët duhet të jenë të lirë të zgjedhin, andaj duhet mbrojtur pavarësisht nëse zgjedhin paratë para karrierës.

“Mendoj se është mirë për futbollin, lojtarët dhe trajnerët”.

“Duket si drama, por duhet ta shijojmë.

Kur paraja është aty dhe e përfshirë, duket si dramë por duhet të kesh bilanc të mirë”.

“Duhet të mbrojmë lojtarët që të ndihen të lirë dhe të tregojnë kualitetin e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat