Ter Stegen: Do të synojmë Champions-in

Futboll

Ter Stegen: Do të synojmë Champions-in

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:53
Ter Stegen

Portieri gjerman është gati të fillojë sezonin e tij të dhjetë si lojtar i Barçës dhe ka folur me mediat e klubit për të rishikuar aventurën e tij të gjerë në Barcelonë, si dhe lajmet e skuadrës që e mirëpriti një dekadë më parë pasi shkëlqeu në Gladbah.

“E pranoj se isha komod në Gladbah, por dëshiroja një sfidë të re, dëshiroja të dilja nga zona e rehatisë dhe kështu zgjodha Barcelonën. Nuk pendohem për zgjedhjen time, sepse jam i lumtur.

Qëllimi im është të mbaj portën e pastër gjithnjë. Unë dua të jem në 100% dhe do të preferoja gjithnjë një fitore 1-0 sesa një fitore 5-4”, ka deklaruar një ndër kapitenët e Barcelonës.

I pyetur për trofetë që i jep përparësi në nisje të sezonit të ri, Ter Stegen nuk tërhiqet, por pranon se “gjëja e bukur është të mos ndalosh së fituari tituj”. Edhe pse është i vetëdijshëm se “në dy vitet e fundit nuk e kemi përballuar si duhet Ligën e Kampionëve.

Ndaj duhet të mendojmë që të bëjmë një hap përpara në këtë drejtim.

Champions-i duhet të jetë një objektiv madhor për ne. Duhet të tregojmë se jemi një nga skuadrat më të mira në botë”, tha ai.

Gjermani ka folur edhe për portierët më të mirë sipas tij. “Unë zgjedh Kurtuanë, Edersonin dhe Aleks Remiron”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat