Trajneri i Valmieras mendon për Partizanin

Futboll

Trajneri i Valmieras mendon për Partizanin

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:06
Kalns

Partizani arriti të fitonte 2-1 në transfertë kundër Valmieras, por asgjë nuk ka përfunduar, pasi ekipi letonez kërkon të thotë fjalën e fundit, për t’u kualifikuar për më tej.

Takimi që do të zhvillohet në Elbasan ka shumë të papritura.

Pas ndeshjes, trajneri i Valmieras Jurgis Kalns u shpreh i bindur se skuadra e tij do të kualifikohej për në “Play-Offin” e Conference League, por në kampionat ndaj Jelgava-s barazoi me shifrat 2-2 në një kohë kur kundërshtari i Partizani ishte në avantazhin e dy golave. 

Pas ndeshjes, trajneri i Valmieras do të shprehej.

“Thjesht po na tërhiqnin zvarrë.

Skuadra më e mirë në fushë ishte “Jelgava”, ishim me fat që rezultati shkoi 2:2.

Nuk ka asgjë për të komentuar këtu - ne ishim skuadra më e dobët në fushë.

Nëse trajneri i skuadrës kundërshtare tha se ishte i lumtur për barazimin, atëherë ne duhet të jemi më të lumtur për këtë.

Kemi një problem në Conference League, por jam i bindur se kjo performancë nuk do të ndikojë në ndeshjen që do të luajmë të enjten”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat