Rashica largohet nga Galatasaray, i bashkohet rivalit nga Stambolli

Futboll

Rashica largohet nga Galatasaray, i bashkohet rivalit nga Stambolli

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 23:26
Rashica

Pati një zhvillim të shpejtë në lidhje me Milot Rashicën, ku Galatasaray vazhdoi përpjekjet për të marrë nënshkrimin e tij.

Sipas lajmeve të A Spor, Besiktas ka bërë hapa të shpejtë për të siguruar kartonin e yllit të Kosovës, i cili luajti te Galata si i huazuar sezonin e kaluar.

Mësohet se bardhezinjtë i kanë përfunduar negociatat me Norwich City për transferimin e vushtrriasit.

Rashica, i cili sezonin e kaluar luajti 30 ndeshje për Galatasarayn, shënoi gjashtë gola dhe dhuroi shtatë asistime.

Kontrata e futbollistit kosovar me klubin vazhdon deri në vitin 2025.

Vlera aktuale në treg e Milot Rashicës është 8.5 milionë euro, ndërsa dy klubet e thuhet se kanë mbyllur marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat