​City-Sevilla, formacionet e mundshme

Futboll

​City-Sevilla, formacionet e mundshme

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 10:09
​City-Sevilla

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Georgios Karaiskakis” në Piraeus të Greqisë do të jetë nikoqir i finales së Super Kupës Evropiane mes Manchester Cityt dhe Sevillas.

Në finalen e Super Kupës Evropiane takohen fituesi i Ligës së Kampionëve, në këtë rast City, dhe fituesi i Ligës së Evropës – Sevilla.

Për Cityn, kjo do të jetë finalja e parë e kësaj gare në histori të klubit, andaj skuadra e Pep Guardiolas do të synojë që debutimin ta shënojë në fund me trofe.

Në anën tjetër, për dallim nga City, Sevilla vjen në këtë finale me një eksperiencë të madhe në garat evropiane, dhe do të kërkojë sot që ta befasojë kampionin anglez.

City e nisi sezonin e ri në Premier Ligë me fitore ndaj Burnleyt 3:0, kurse Sevilla pësoi humbje nga Valencia me rezultat të ngushtë 2:1.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku asokohe City e mposhti Sevillan 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqiten De Bruyne, Dias dhe Stones, kurse te Sevilla mungojnë Fernando, Januzaj, Marcao, Nianzou dhe Vacas.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-2-3-1): Ederson; Walker, Akanji, Gvardiol, Ake; Rodri, Kovacic; Foden, Alvarez, Grealish; Haaland

Sevilla (4-3-3): Bounou; Navas, Gudelj, Bade, Acuna; Jordan, Fernando, Rakitic; Suso, En-Nesyri, Ocampos

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat