Struga kërkon kualifikimin!

Futboll

Struga kërkon kualifikimin!

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Linkoln Red Imps-Ballkani në 18:00 dhe Suift Hesperange-Struga në 20:00. Skuadrat e Ilir Dajës dhe Shpëtim Duros luajnë sot ndeshjet e kthimit në turin e tretë të Ligës së Konferencës, teksa vijnë pas fitoreve 2-0 në Prishtinë dhe 3-1 në Shkup. Rezultatet fantastike të ndeshjeve të para do të synojnë të mbrohen sot në Gjibraltar dhe Luksemburg, teksa klubet shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kanë luksin të jenë në avantazh të dy golave.

Ballkani i Dajës, përpara se të kryente stërvitjen e fundit në stadiumin “Victoria”, kishte preferuar fushën me bar artificial të Vorës, për t’iu përshtatur asaj ku do të luajë sot në Gjibraltar. “Ballkani është pritur ngrohtësisht nga klubi futbollistik Vora në prag të duelit kthimit ndaj Linkoln Red Imps.

Drejtuesit e klubit Vora na mundësuan që në kushte të volitshme, ta zhvillojmë një seancë stërvitore, shumë të rëndësishme për ne. Faleminderit nga zemra!”, shkruhej në faqen e Ballkanit, ndërsa gjithçka në seancën e fundit shkoi shumë mirë.

DURO – Në konferencën për mediat dje në Luksemburg, trajneri i Strugës, Shpëtim Duro, u shfaq optimist për kalimin e turit, ndër sa fitorja 3-1 ndaj Hesperanges në ndeshjen e parë, u jep më shumë moral.

“Në këtë ndeshje futemi pas një rezultati pozitiv nga ndeshja e parë, por janë edhe 90 minuta të tjera për t’u luajtur. Kambiseduar me skuadrën dhe duhet ta fshijmë nga kujtesa ndeshjen e parë.

Shpresojmë që ekipi të bëjë një paraqitje tjetër të mirë në vazhdën e gjitha ndeshjeve që ka zhvilluar në Europë, si brenda dhe jashtë fushës me Zalgirisin dhe Buduçnostin. Hesperange nuk ka çfarë të humbasë, do të jetë agresiv, por edhe skuadra jonë do t’i përgjigjet me një lojë me karakter dhe personalitet”, deklaroi Duro para duelit të sotëm.

18:00 Linkoln Red – Ballkani

20:00 Hesperange – Struga

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat