Pulisic: Koha e duhur që ai të largohej nga Chelsea

Futboll

Pulisic: Koha e duhur që ai të largohej nga Chelsea

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 00:25
Christian Pulisic

Christian Pulisic ka treguar pse vera 2023 ishte “koha e duhur” për të që të largohet nga Chelsea, me yllin e Amerikës që ndjente se AC Milan e dëshironte atë më shumë

Amerikanit nuk i është shprehur kjo dashuri gjatë kohës sa ishte në Stamford Bridge, me katër vite të 24 vjeçarit në Londrën Perëndimore që nuk kishte arritur të jetë titullar në formacionin startues.

Ai megjithatë arriti që ta fitonte një Ligë të Kampionëve sa ishte me Blutë, derisa shënoi 26 gola nga 145 paraqitje që pati, por gjithmonë u përballë me garë të ashpër për vend në skuadër dhe me lëndime të ndryshme.

“Nuk ishte e domosdoshme që ta mendoja largimin, por gjatë kohës dhe gjatë ecjes së sezonit dhe kur mbeti vetëm një vit kontratë mendova që ishte momenti i duhur që ta bëjë këtë lëvizje për karrierën time. Në fund të ditës, kjo lëvizje disave ju duk pa mend”, tha ai për Men in Blazers për momentin kur mori vendim të ndahet nga Chelsea.

Pulisic kështu vendosi të largohet kur një telefonatë i erdhi nga Milan, me 22 milionë euro që paguan skuadra italiane për ta kompletuar këtë transfer.

“Fola me drejtorët, po ashtu edhe me trajnerin Pioli. Ju dëshironi që të merrni një mendim të mirë një mendim që ata më të vërtetë po ju dëshirojnë.

Të gjithë në klub ma dhanë këtë ndjenjë, me dhanë ndjenjën se jam i dëshiruar atje”, tha sulmuesi për arsyen e transferimit në Itali.

Pulisic po ashtu tha se ka kontaktuar edhe me Olivier Giroud, Fikayo Tomori dhe Ruben Loftus-Cheek para se ta bënte kalimin e tij të madh – me disa nga fytyrat që ai i kishte njohur më parë.

“Kam biseduar më të gjithë ish futbollistët e Chelsea, ata me folën për largimet dhe prurjet e klubit dhe sinqerisht ata folën me tone të larta për klubin. Ata bënë që unë të bindem se kjo është një mundësi e mirë për mua. Ju besova atyre dhe ata me kanë ndihmuar shumë edhe me tranzicionin”, shtoi ai.

Pulisic pati një ndikim të menjëhershëm në Milan gjatë ndeshjeve para sezonale ku ka kontribuar me një sërë asiste dhe lojë ekipore – dhe -pasi që t’i bashkohet në San Siro amerikani tjetër Yunus Musah, ai shpreson që të startojë në ndeshjen e parë të tij me skuadrën nga Serie A që e zhvillojnë kundër Bolognas të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat