Drejtuesja e sindikatës: Erdhe të ulesh në gjunjë?

Futboll

Drejtuesja e sindikatës: Erdhe të ulesh në gjunjë?

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 20:54
Tamara Ramos dhe presidenti me lojtaren në krah

Akuzat ndaj Luis Rubiales, presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, nuk kanë fund.

Sjelljet e tij të pahijshme pas fitores së Kupës së Botës, teksa puthi në buzë Jeni Hermoso dhe pastaj mbajti në supe një tjetër futbolliste, u shtohen akuza të rënda që kanë lëshuar persona që e njohin e kanë punuar me të.

Një prej tyre është Tamara Ramos, drejtuesja e sindikatës së futbollistëve spanjollë “Futbolistas ON”.

Ajo kishte denoncuar vazhdimisht sjelljet maskiliste të Rubiales dhe sot ka treguar edhe detaje të tjera duke folur për televizionet spanjolle.

“Nuk më çudit aspak pasi e njoh prej vitesh dhe kam vuajtur prej tij, ajo që më çudit është që e bëri në publik.

Unë kam vuajtur turpërim dhe fjalë që nuk mund të përsërit nga Rubiales.

Ai ka qenë skandaloz prej shumë kohësh”, tha ajo duke zbuluar disa prej frazxave që Rubiales, sipas saj, i kishte thënë para të gjithëve, përfshirë edhe futbollistë të njohur si Pike e Kasijas.

“Para të gjithëve, me sarkazmën e tij dhe duke qeshur, ai më tha “hajde, jepi, ke ardhur për t’u ulur në gjunjë?”.

Këto janë fjalë që askush nuk i meriton, unë isha një profesioniste që po bëja punë time” tha Ramos e cila zbuloi edhe çfarë i thoshte herë pas here Rubiales privatisht. “Pyes veten çfarë ngjyrë i ke mbathjet sot”, ishte një nga frazat e presidentit të Federatës Spanjolle, që duket se do ta ketë të vështirë të dalë nga kjo situatë pa dhënë dorëheqjen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat