Maddison ndëshkon “qershitë” e Bournemouth-it

Futboll

Maddison ndëshkon “qershitë” e Bournemouth-it

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 14:10
Tottenham

Maddison ndëshkon “qershitë” e Bournemouth-it.

Prej 20 minutash, në “Vitality Stadium” ka startuar sfida mes “qershive” të Bournemouth dhe londinezëve të Tottenham.

Sfidë kjo e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Brenda këtyre 20 minutave ka ardhur dhe goli i parë i sfidës, ku pas një aksioni fantastik të Spurs, Pape Sarr dërgon një pasim fantasik drejt “fantazistit” James Maddison, i cili ballë për ballë me portierin Neto nuk gabon dhe çon topin në rrjetë me një goditje të lehtë. Rezultati shkon në 0 me 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat