Tifozët e Romës presin me entuziazëm Lukakun

Futboll

Tifozët e Romës presin me entuziazëm Lukakun

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Roma arriti të mbyllë një prej marrëveshjeve më të rëndësishme këtë merkato, teksa nëpërmjet formulës së huazimit transferoi Romelu Lukakun nga Chelsea.

Një goditje që bën të ëndërrojë tifozët e skuadrës kryeqytetase teksa sulmuesi mund të jetë elementi i duhur për t’i dërguar verdhekuqtë e trajnerit Jose Mourinhos në një tjetër nivel.

Entuziazmi është i lartë dhe tifozët e Romës janë mbledhur të shumtë në numër teksa Romelu Lukaku mbërrin në kryeqytet për të nisur aventurën e re.

Belgu e njeh mirë Serinë A dhe trajnerin Jose Mourinho dhe këmbëngulja e vetë lojtarit për t’u transferuar në Romë, bëri që sulmuesi të fitonte dashurinë e tifozerisë ende pa zbritur në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat