Pas Galatasaray-t në garë përfshihet edhe Roma

Futboll

Pas Galatasaray-t në garë përfshihet edhe Roma

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:43
Ramos

Ku do të luajë Sergio Ramos sezonin e ardhshëm? Kjo është një pyetje që vazhdon të mbetet deri diku enigmë.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Paris Saint-Germain për momentin nuk duket i interesuar për eksperiencën në Arabinë Saudite, ku këtë merkato janë transferuar një numër i konsiderueshëm i yjeve europianë.

Duke qenë se Arabia është përjashtuar si mundësi dhe bashkë me të edhe MLS, në Europë interes për spanjollin përveç Galatasaray-t së fundmi ka shfaqur edhe një klub i Serie A.

Roma, raportohet nga mediet italiane, është interesuar për mbrojtësin, madje shtohet se ka pasur kontakte mes trajnerit Jose Mourinho dhe 37-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat