Klopp është ‘shumë i lumtur’ me transferet e verës

Futboll

Klopp është ‘shumë i lumtur’ me transferet e verës

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:29
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp është “më të vërtetë i lumtur” me merkaton e verës sipas ish kapitenit të klubit, Jordan Henderson

Reds kanë pasur një merkato të zënë me disa futbollistë të larguar në mesfushë e që përfshinë Fabinhon, Hendersonin dhe James Milnerin që u larguan nga Anfield dhe u zëvendësuan me Wataru Endo, Ryan Gravenberch, Alexis Mc Allister dhe Dominik Szoboszlai.

Megjithatë, ata nuk arritën të marrin objektivat e para siç ishin Jude Bellingham që ju bashkua Real Madridit, derisa Moises Caicedo dhe Romeo Lavia shkuan në Chelsea.

Tani, Henderson, i cili u largua për në Al-Ettifaq, thotë se menaxheri gjerman është i lumtur me biznesin që ka bërë klubi në verë pasi që klubi gjithmonë ka një plan për të luftuar me situatat e papritura.

“E pashë Jurgenin të thotë para disa dite që ai është shumë i lumtur me merkaton dhe ai e dashuron skuadrën e tij.

E cila gjë ju tregon që futbollistët që u larguan ai ndoshta ka dashur që të largohen për të sjellë këtë lojtarë, ai ndoshta ka dashur që të nënshkruante me tjerë futbollistë”, tha ai për The Athletic.

“Ata e kanë pasur një plan. Nuk është nëse ata shkuan aty në minutën e fundit dhe thanë, ‘oh Jordan shkoi dhe Fabinho shkoi, Milner shkoi’. Ata gjithmonë kanë një plan, gjithmonë ka një strategji me këta pronarë”, shtoi ai.

Henderson lëvdoi FSG duke insistuar që ata gjithmonë “kujdesen” për klubin dhe “interesat e tij” i mbrojnë me zemër.

“Të jem i sinqertë, gjithmonë mendoj se ata i kanë mbrojtur më së miri interesat e klubit dhe këtë e kanë bërë me zemër. Ata kurrë nuk anë marrë para nga klubi. Ata i investojnë përsëri të gjitha në klub – kudo ku është e mundur, në stadium, në qendra stervitore, futbollistë. Por, në të njëjtën kohë, ata janë mjaftueshëm të mençur për të ditur çfarë të bëjnë me ato para”, tha ai.

Liverpool do të luajë kundër Wolves më 16 shtator në Premire League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat