Ter Stegen paralajmëron Neuerin

Futboll

Ter Stegen paralajmëron Neuerin

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:37
Marc-Andre Ter Stegen

Në një konferencë, portieri i Gjermanisë, Marc-Andre Ter Stegen foli për rolin e tij dhe dëmtimin e Manuel Neuer.

“Po, unë jam numri 1! Do të bëj gjithçka për ta mbajtur atë në këtë rol.

Nuk e di në çfarë faze të karrierës gjendet Neuer, por pas një dëmtimi kaq të rëndë, më e rëndësishme është që ai të kthehet në fushë.

Nuk mund të ndikoj në këto tema. Nuk mund dhe nuk dua të harxhoj energji për këtë gjë.

Në vitin 2017, Manuel ishte dukshëm numri 1. Unë kisha treguar performancën time dhe shpresoja të isha portieri i kombëtares. Nuk ishte kështu. Vendimi është marrë nga trajneri dhe tani situata ka ndryshuar. Unë tani do të luaj kartat e mia”, është shprehur Ter Stegen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat