Berisha: Kush më bindi të rikthehesha te Kosova

Futboll

Berisha: Kush më bindi të rikthehesha te Kosova

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 23:44
Berisha në veprim

Bernard Berisha u rikthye te Kosova pas një kohe të gjatë. Sulmuesi i majtë, i cili luan në Rusi tek Akhmat Grozny, foli pas barazimit 2-2 me Zvicrën në emisionin “Dardanët” në SuperSport 3, ku ndër të tjera tha:

“Të luash për vendin tënd është ndjesia më e mirë, jam gjithmonë gati për Kosovën. Luajtëm mirë, tani të fokusohemi te Rumania.

Kishim mundësi të mira, në të dy pjesët. Trajneri e kishte përgatitur që ta mbyllnim 0-0. Dhe në pjesën e dytë të futnim lojtarë të shpejtë si Zhegrova dhe Krasniqi. Bëmë një punë të mirë, të vazhdojmë të bashkuar.

Rikthimi? Kam patur një bisedë me trajnerin, ai ka besim tek unë. Kjo më motivoi të vija dhe të jepja më të mirën për vendlindjen“, theksoi 31-vjeçari nga Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat