Gjyqet nuk kanë të sosur

Futboll

Gjyqet nuk kanë të sosur

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 11:13
Pamje nga një ndeshje

Sportingu i Lisbonës ka publikuar bilancin për sezonin 2022-‘23 dhe nga llogaritë e klubit portugez shihet se 19.6 milionë euro kanë ardhur nga dëmshpërblimi i paguar nga Lika që në 2018 punësoi Rafael Leaon pasi ky i fundit prishi kontratën në mënyrë të njëanshme pas një mësymje tifozësh në qendrën stërvitore.

Sipas të njëjtit bilanc të publikuar nga “record.pt”, Sportingu i ka marrë edhe 533 mijë euro Rafael Leaos për të njëjtin shkak. Shifra është llogaritur mbi pagën e vjetër që lojtari merrte te kuqezinjtë (2,5 mln euro).

Për portugezin ishte pikërisht kjo çështje që i vonoi rinovimin, i cili tani i garanton një rrogë prej mbi 5 milionë eurosh në vit. Sidoqoftë, nga ana e Sportingut kjo çështje nuk është arkivuar.

Klubi luzitan vazhdon të ngrejë apele dhe i fundit është dërguar në FIFA, së cilës i kërkon që të detyrojë Lilën të paguajë 45.2 milionë euro, çka përkon me klauzolën e Leaos të pesë viteve më parë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat