Ish - trajneri i Partizanit: Më vjen keq

Futboll

Ish - trajneri i Partizanit: Më vjen keq

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 14:51
Ronaldo

Juventusi nuk po kalon një moment të qetë. Pas problemeve që kishte me Bonuçin, Pogba rezultoi pozitiv me doping ndërkohë që edhe Bonuçi ka ngritur një padi kundrejt klubit për sjelljen që i është bërë.

Për të gjitha këto, ish-trajneri i Partizani, Mark Juliano ka folur duke u shprehur se është një situatë për të cilën i vjen keq. Ai nuk e konsideron Pogban një dështim, duke shtuar se për dopingun duhet pritur një tjetër analizë.

“Nuk dija asgjë për Pogban, sot u ktheva në Itali. Duhet të presim kundër-analizën. Do të jetë një mungesë e madhe për Juventusin dhe Alegrin.

Mendoj se gjithçka është vendimtare për një trajner. Juventusi është kthyer në nivele të larta dhe këtë duhet ta tregojë duke luajtur për të fituar gjithçka. Alegrit i është kërkuar një sezon i madh dhe kjo vlen për të gjithë.

Bonuçi? Më vjen keq që i dha kaq shumë rëndësi çështjes. E rëndësishme kur dëgjova se ka ndërmarrë hapa ligjor kundrejt klubit. Nuk e di si është situata brenda tyre, por shpresoj që të zgjidhen dhe të dyja palët të kenë vetëm kujtimet e bukura mes tyre”, tha mes të tjerash Juliano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat