Csaba Asztalos i revoltuar me rumunët në rastin e Kosovës

Futboll

Csaba Asztalos i revoltuar me rumunët në rastin e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 15 shtator 2023 Në ora: 17:59
Pankarta skandaloze

Csaba Asztalos, kryetar i Këshillit Kombëtar për Luftimin e Diskriminimit, ka komentuar incidentet nga ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës.

Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u zhvillua mbrëmjen e së martës, në Arenën Kombëtare, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 dhe përfundoi me fitoren e rumunëve me rezultat 2:0.

Ky takim është ndërprerë në minutën e 17-të pasi ultrasit e “Brigadës së Bashkuar nën trengjyrësh” kanë brohoritur “Kosova është Serbi” dhe kanë shfaqur edhe pankartën skandaloze.

Pas asaj që ndodhi në Bukuresht, UEFA ka hapur hetimet ndaj Rumanisë.

 “Këta ultras që kërkojnë liri për mbështetësit nuk e dinë se liria nënkupton përgjegjësi dhe llogaridhënie dhe nuk është absolute. Ligji duhet të zbatohet, ne kemi një ligj që mund të përmirësohet.

Ata mund të ndalohen përgjithmonë dhe të përballen me pasoja drastike!

Këto manifestime të disave që mendojnë se janë patriotë i bëjnë shumë keq vendit, sportit, bëjnë imazh të keq dhe kështu ne vuajmë dhe luajmë si luajmë, ne vijmë akoma me këto sjellje, i justifikojmë me ndeshjen e turneut, me atë që ndodhi në Prishtinë”, tha Csaba Asztalos për mediumin rumun "ProSport Live".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat