Partizani me tjetër mision ndaj Egnatias

Futboll

Partizani me tjetër mision ndaj Egnatias

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 11:47
Partizani

Partizani ka kryer dje stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së hënës ndaj Egnatias, që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” në orën 18:30. 

Direkt pas Vllaznisë, Zekiç e ka zbritur skuadrën në fushën e blertë, duke bërë që të harrohet ai barazim me Vllazninë dhe të nisin menjëherë përgatitjet për betejën e radhës, ku shkalla e vështirësisë vijon të jetë e lartë. Fytyra e re ishte ajo e Emiliano Vilës, i cili kreu stërvitjen e parë dhe takoi shokët e skuadrës, mes tyre edhe Alban Hoxhën, me të cilin e ka ruajtur miqësinë që kur ishin bashkë te Partizani.

Ndërkaq, lajmi i mirë për Zekiçin është rikthimi i Eros Grezdës. Klubi i kuq ka publikuar foto të sulmuesit në stërvitje. Gjakovari mungonte prej tri ditësh në kampin e kuq për shkak të një problemi familjar, me klubin, që kishte heshtur në lidhje me këtë, derisa Zekiç u pyet pas Vllaznisë.

Grezda vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit dhe është i gatshëm për Egnatian.

Nga ana tjetër, Mba dhe Mehmeti pritet të nisin si titullarë ndaj Egnatias, pasi tashmë i kanë kaluar dëmtimet. Maget, Sembene, Da Silva dhe Mensah janë mungesa të sigurta, teksa e vështirë të luajë do të jetë për Hadrojin, që nga sa bëhet me dije, vuan një dëmtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat