Mourinho: Më vjen keq për Empolin!

Futboll

Mourinho: Më vjen keq për Empolin!

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 23:44
Mourinho

Roma shpartalloi me rezultatin 7-0 Empolin mbrëmjen e sotme, në duelin e vlefshëm për javën e katërt të Serisë A.

Në lidhje me këtë përballje, foli edhe trajneri i skuadrës kryeqytetase, Jose Mourinho, i cili në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “DAZN”, ndër të tjera u shpreh:  

“Duhet të mendoj ndryshe. Ne luajtëm mirë, por jo për të fituar 7-0.

Është diçka që ndodh, nuk është se luan për të fituar me një rezultat si ky. Kemi luajtur një ndeshje të mirë, jo me uniformitet, por me shume ulje-ngritje.

Në nivel fizik mund të shohësh që ka lojtarë që nuk kanë kushtet për të luajtur një ndeshje 90 minutëshe.

 Rezultati 7-0 ndodh. Më vjen keq për Empolin, por ky është futboll dhe ndonjëherë ndodh. 

Goli i parë i Lukakut? Nuk ishte e rëndësishme për mua, ndoshta ishte për të.

Më intereson skuadra, nëse ai shënon apo jo nuk ndryshon asgjë për mua. Më intereson që ai t’i japë një profil tjetër skuadrës, duhet të mësojmë, për të luajtur më mirë me të dhe ai me ne.

Ne kemi nevojë për t’u përmirësuar dhe sot nga pankina pashë gjëra që nuk më pëlqyen. Unë po flas për ekipin, jo për Romelu”, deklaroi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat