Sarri: Ju lutem, mos e cilësoni fat!

Futboll

Sarri: Ju lutem, mos e cilësoni fat!

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 11:03
Pamje nga ndeshja

Lazio luajti mirë ndaj Atletico Madrid në takimin e parë të fazës së grupeve të Champions League (1-1).

Skuadra e Maurizio Sarrit ia doli të evitonte humbjen falë golit të portierit Ivan Provedel në minutat shtesë të takimit.

Moment që krijoi emocione të forta në “Olimpico”.

Trajneri i skuadrës italiane, nuk e cilësoi fat golin e portierit. Por drejtësi, pasi sipas Sarrit djemtë e tij nuk e meritonin të dilnin pa pikë nga përballja kundër “armatës” së Diego Simeones.

“Goli duket si një episod fati sepse shënoi portieri, por ishte e drejtë të ndodhte kështu.

Nuk e meritonim humbjen. Pavarësisht se e mbyllëm pjesën e parë në disavantazh, ne nuk u dorëzuam.

Mbetëm në lojë në një ndeshje tepër të vështirë. Ata mbrohen dhe nisen me kundërsulme, e bëjnë me lehtësi të madhe një gjë të tillë. E merituam pikën e marrë.

Kritikat? Thonë që jemi në vështirësi, por ne kemi marrë një fitore, një humbje dhe një barazim kundër Napolit, Juventusit dhe Atletico Madrid… Tri nga skuadrat më të mira në Europë”, deklaroi trajneri i bardhekaltërve.

Përveë “Colchoneros”, dy kundërshtarët e tjerë të Lazios në grupin E në Champions janë holandezët e Feyenoordit dhe skocezët e Celticut.

Ivan Provedel's goal against Atletico Madrid with the Titanic music.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat