Entuziazmi

Futboll

Entuziazmi

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 13:18
Pamje nag seminari

Ka nisur prej më shumë se një jave kursi për Drejtor Sportiv që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, që udhëhiqet nga specialistët e Sektorit të Edukimit në FSHF.

Një program i rëndësishëm formimi për të përmirësuar ndjeshëm edhe më shumë kualifikimin e profesionistëve të klubeve shqiptare, veçanërisht në nivele drejtuese.

Pjesëmarrësit në këtë kurs janë aktualisht në marrëdhënie pune, në rangje drejtuese me klube dhe akademi. Por edhe individë që aspirojnë të nisin në të ardhmen një karrierë në rolin e drejtorit sportiv.

Drejtori Sportiv është një nga personat më të rëndësishëm në një klub futbolli. I cili kujdeset për menaxhimin e ekipit të tij dhe procesin e licencimit të futbollistit. Për të vijuar me teknikat e bilancit administrativ, organizimi i stadiumeve, licencimi i klubeve.

Por edhe administrimi i burimeve njerëzore, principet e komunikimit, marketingu dhe e drejta TV, rregullorja e lojës dhe kolegjiumet e arbitrave, analizat e një ndeshjeje futbolli, organizimi i sektorit të të rinjve. Dhe jo vetëm.

Sektori Edukimit në FSHF ka riformatuar të gjithë programet e kurseve. Këtë edicion, në kursin për Drejtor Sportiv marrin pjesë si lektorë emra shumë të njohur në botën e futbollit në vende të huaja.

Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, zbulon se kush janë të ftuarit specialë. Të cilët vijnë nga klube të mëdha italiane, me një eksperiencë të madhe mbi shpatulla. Duke folur për fshf.org, ai thekson se të gjithë këta emra do të shpjegojnë për kursantët aspekte të ndryshme të punës së drejtorit sportiv.

“Në projektin e ri të FSHF-së për Sektorin e Edukimit sipas edhe ideve të Presidentit Duka, kemi përfshirë këtë herë lektorë të huaj. Kjo është bërë me qëllim që të sjellim më shumë eksperiencë. Më shumë sugjerime dhe këshilla të vlefshme për ata që në të ardhmen do të punojnë në rolin e drejtorit sportiv në klube të ndryshme.

Kemi nisur me Alfredo Pasinin sa i përket fushës së skautëve, i cili ka punuar për vite me radhë si shef i skautëve me Alberto Zaccheronin në kombëtaren e Japonisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Prej 6 vitesh ai punon tashmë në Superligën e Emirateve të Bashkuara Arabe si drejtor sportiv.

Kemi vijuar me Karlo Ostin, ish-futbollist i Udineses, Atalantës e Juventusit. Në 25 vitet e fundit ka punuar në rolin e drejtorit sportiv me Avellinon, Lazion, Atalantën dhe Sampdorian. Për temën e futbollit në sektorin e të rinjve, kemi zgjedhur një top-menaxher në Europë: Roberto Samaden.

Ka punuar 33 vjet me Interin, këtë vit ka lënë ngjyrat zikaltër të Milanos për të kaluar me të njëjtat ngjyra në Bergamo tek Atalanta“, shprehet Pea, duke theksuar edhe prezencën e Piero Ausilios. Si dhe duke vlerësuar interesin e përfshirjen e pjesëmarrësve në temat e diskutimeve.

“Kursi do të vazhdojë me temat e marrëdhënieve me publikun dhe medien, ku kemi zgjedhur zyrën e shtypit të Interit. Kështu që Luigi Crippa do të na prezantojë se si duhet të jetë e organizuar zyra e shtypit të një klubi.

Më pas, për në fund është Fredecik Massara, ish-drejtor sportiv i Romës. Dhe në dy vitet e fundit i Milanit në krah të Paolo Maldinit. Në 10 tetor do të jetë i ftuar dhe fizikisht në sallën e kursit Piero Ausilio, i cili do na flasë në 360 gradë se si është jeta e një drejtori sportiv në çdo aspekt.

Kursi ka nisur në datën 13 shtator dhe do të përmbyllet në 10 tetor. Pjesëmarrësit aktualisht punojnë si drejtorë sportivë në disa klube, ndërsa të tjerët synojnë të bëhen në të ardhmen. Dhe po studiojnë se si duhet të jetë drejtori sportiv modern, sepse futbolli është në evoluim të vazhdueshëm.

Roli i drejtorit sportiv duhet të përditësohet me hapin e kohës. Është i rëndësishëm entuziazmi me të cilin kursantët marrin pjesë në këtë trajnim. Të jem i sinqertë: kam vënë re që pjesëmarrësit janë entuziastë.

Sepse gjithë kohës janë mjaft aktivë me pyetjet e tyre për lektorët, dhe kërkojnë informacion. Ky është një aspekt shumë pozitiv“, deklaroi ndër të tjera Drejtori Teknik i FSHF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat