Roma largohet me vetëm një pikë nga Torino

Futboll

Roma largohet me vetëm një pikë nga Torino

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 23:00
Pamje nga ndeshja

“Verdhekuqtë” e Jose Mourinho nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1:1, në sfidën e kësaj të diele mbrëma, ndaj Torino, sfidë kjo e vlefshme për javën e 5-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Roma ka të vështirë të bëjë dy fitore radhazi në Serinë A.

Skuadra verdhekuqe u largua me vetë, një pikë nga Torino, ku ishte shumë pranë suksesit, por u ndëshkua pesë minuta para fundit nga sulmuesi që kërkoi me shumë ngulm Mourinho gjatë merkatos së verës, Duvaan Zapata, por që në fund preferoi ekipin “granata”.

Gjeti golin për të dytën ndeshje radhazi Romelu Lukaku, por skuadra e Mourinhos nuk ia doli ta ruante epërsinë.

Vetëm pesë pikë në pesë ndeshje për verdhekuqtë, që ende nuk po krijojnë një vazhdimësi rezultatesh që do të kthente qetësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat