Strakosha pritet titullar kundër skuadrës pretendente

Futboll

Strakosha pritet titullar kundër skuadrës pretendente

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:49
Strakosha

Trajneri i Brentfordit, Tomas Frenk, përgatitet për të bërë rotacion në sfidën e 1/16-ave të Kupës së Ligës kundër Arsenalit dhe një shans në portë mund t’i jepet edhe portierit të kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshës.

Për gardianin kuqezi do të ishte ndeshja e parë këtë sezon për klubin e tij. Duke qenë se Brentfordi nuk luan në Kupat e Europës këtë sezon, ata e nisën Kupën Karabao që në raundin e dytë dhe iu desh ruleta e penalltive për të eliminuar skuadrën e Ligës së Dytë, Njuportin, muajin e shkuar, përpara se të linin takimin e sotëm me Arsenalin.

“Bletët” kanë bërë një start shumë të mirë të kampionatit, por rekordi i pathyeshmërisë së tyre përfundoi nga Njukasëlli pas pushimit të kombëtareve dhe ata u mundën në shtëpi nga Evertoni herën e fundit që dolën në fushë.

Kështu që skuadra e Tomas Frenkut do të përpiqet që të shmangë humbjen e tretë radhazi. Dhe për ta bërë këtë duhet të bëjnë një sforco jo të vogël përballë “topçinjve” të Mikel Artetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat