Edhe një dardan më shumë te Kosova

Futboll

Edhe një dardan më shumë te Kosova

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 14:37
Edion Gashi

Një tjetër futbollist ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Edion Gashi i cili luan në Bundesliga në ekipin “Schalke 04” në grupmoshën U19.

“Edioni luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe po kalon një formë të mirë duke treguar edhe rezultate te mira me skuadrën e tij.

Punën e Edionit nga afër e ka përcjellë përzgjedhësi i Kosovës U19 Adil Maliqi i cili pas një bisede me talentin kosovar në Gjermani, ka konfirmuar ardhjen e tij”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet që edhe te Kosova t’i tregojë aftësitë e tij në grupmoshat e Kosovës.

Edionit i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë shumë suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat