Roma mposhtet thellë nga Genoa, fundoset në tabelë

Futboll

Roma mposhtet thellë nga Genoa, fundoset në tabelë

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 23:01
Genoa

Roma ka pësuar humbje të thellë nga Genoa.

Romakët u mposhtën në udhëtim me rezultatin 4:1, në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Gudmundsson realizoi për epërsinë e vendasve në minutën e pestë, para se Cristante të barazonte shifrat në të 22-tën.

Retegui riktheu epërsinë e Genoas në minutën e 45-të të ndeshjes.

Thorsby realizoi për 3:1 në minutën e 74-të, kurse Messias vulosi fitoren e vendasve në minutën e 81-të.

Me këtë fitore, Genoa ngritët në pozitën e 11-të me shtatë pikë.

Në anën tjetër, Roma fundoset në tabelë në vendin e 16-të me vetëm pesë pikë nga gjashtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat