Tre shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci

Futboll

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 12:58
Emir Sahiti

Fundaja që lamë pas ishte shumë pozitive dhe për shqiptarët që luajnë në Kroaci.

Tre lojtarë shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës  së 10-të. Jorgo Pëllumbi, Jon Mersinaj dhe Emir Sahiti janë përfshirë në 11-shen më të mirë të javës në elitën e futbollit kroat në javën që lamë pas.

Sahiti ishte lojtari që i dha fitoren Hajduk Split  ndaj Dinamo Zagreb, ndërkohë që Mersinaj dha një asist në suksesin 4-1 të Lokomotivës ndaj Istra. Në këtë përballje, arriti që të shënonte dhe Indrit Tuci, i cili gjithashtu po kalon një moment shumë të mirë.

Nga golat e Uzunit dhe Laçit te asisti i Roshit, forma e kuqezinjve gëzon Sylvinhon para Çekisë

Kroaci prej disa kohësh është bërë një destinacion i preferuar për shumë lojtarë shqiptar, teksa janë 15 lojtarë shqiptar që aktivizohen në elitën e futbollit kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat