Union Berlini avancoi me 2:0 por gjunjëzohet në fund

Futboll

Union Berlini avancoi me 2:0 por gjunjëzohet në fund

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2023 Në ora: 20:44
Pamje nga ndeshja

Skuadra e kryeqyteti gjerman, Union Berlini, përkundër se ka avancuar me rezultat 2:0, ka pësuar humbje në fund duel me Bragën nga Portugalia.

Ballafaqimi është përmbyllur me rezultat 2:3 në favor të skuadrës portugeze, në kuadër të Grupit C të Champions League,

Futbollisti Becker ka shënuar në minutën e 30-të dhe 37-tën, por nuk mjaftuan për  Union Berlinin. 

Mysafirët u këndellen dhe shënuan tre herë përmes futbollistëve Niakate (41'), Bruma (51') e Castro (90+-4’).

Braga renditet në vend të tretë me 3 pikë dhe Union Berlini në fund me 0 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat