Mourinho i bindur: Edhe unë do të shkoj në Arabi

Futboll

Mourinho i bindur: Edhe unë do të shkoj në Arabi

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:51
Mourinho

Edhe Jose Mourinho duket se nuk do t’i shpëtojë trendit për t’u transferuar në Arabinë Saudite.

Është vetë tekniku portugez që e pranon diçka të tillë duke u shprehur se pas aventurës me Romën, mendon seriozisht të nisë një eksperiencë në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për një program arab,

Mourinho shprehet se kampionati në Arabinë Saudite është rritur ndjeshëm në aspektin mediatik kjo edhe falë Cristiano Ronaldos.

“Unë jam aktualisht pjesë e Romës dhe deri në ditën e fundit të kontratës do të jem i përqëndruar te Roma. Më tej nuk i dihet, askush nuk mund të flasë me siguri për të ardhmen, por bindja ime është se do të punoj në Arabinë Saudite.

Nuk e di se kur, por jam i bindur se një ditë kjo do të bëhet realitet. Mendoj se transferimi i Cristiano Ronaldos e ndryshoi tërësisht realitetin e Arabisë Saudite, tani shumë lojtarë po transferohen në Lindjen e Mesme.

Bëhet fjalë për futbollistë që nuk janë në fundin e karrierës, por në vitet e tyre më të rëndësishme. Tani Arabia e ka seriozisht”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat