Arsim Thaqi timonieri i ri i Suharekës

Futboll

Arsim Thaqi timonieri i ri i Suharekës

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 13:11
Arsim Thaqi timonieri i ri i Suharekës

Klubi i Futbollit Suhareka ka njoftuar se ka emëruar trajner Arsim Thaqin.

Thaqi do të pasojë Granit Begollin, i cili u shkarkua dje nga klubi suharekas, transmeton Klankosova.tv.

“Të nderuar adhurues të klubit tonë ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë z.Arsim Thaqi, i cili do vazhdojë rrugëtimin tonë drejt sukseseve dhe objektivave të klubit”, thuhet në njoftim.

Thaqi u prezantua nga i pari i klubit z.Rrustem Aliaj dhe nën praninë e aksionerëve të klubit , një emër i njohur i futbollit Kosovar i cili ka udhëhequr skuadra me renome e mjaft të forta si ; FC Prishtina , FC Drita , KF Malisheva etj”.

Nga dita e nesërme klubi do udhëtojë për në Shqipëri për një mini-fazë përgaditore e cila përveq skuadrës do ndihmojë edhe trajnerin e ri në njohje e sipër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat