Salertinana largon portugezin

Futboll

Salertinana largon portugezin

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:57
Salertinana

Paulo Sousa largohet nga Salernitana. Shkarkimi i portugezit është komunikuar tashmë zyrtarisht.

Drejtori sportiv, Morgan de Sanctis, si dhe disa lojtarë, mësohet se i kanë kërkuar presidentit Daniele Iervolino të ndryshojë planet.

Vendin e Paulo Sousas e merr një emër shumë i njohur i futbollit italian: Pippo Inzaghi. Klubi i Serisë A nuk ka vonuar për të zyrtarizuar ndryshimin e shumëpritur në pankinë.

Salernitana zë vendin e parafundit në Serinë A, me vetëm 3 pikë nga 8 ndeshje. Fitorja e vetme në këtë sezon është arritur në Kupën e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat