“Dardanët” nisen drejt Andorrës

Futboll

“Dardanët” nisen drejt Andorrës

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 09:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Kombëtarja e Kosovës para pak çastesh është nisur drejt Andorrës, ku edhe do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Kosova luan si mysafire në “Nacional – Andorra la Vella” kundër Andorrës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e shtatë të fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Euro 2024.

“Dardanët” zhvilluan mbrëmë stërvitjen e fundit në Kosovë.

Ndërsa tani udhëtojnë drejt Andorras me qëllimin për t’i siguruar pikët e plota nga ndeshja e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat