Rrahmani i pafat, do t’i nënshtrohet operacionit

Futboll

Rrahmani i pafat, do t’i nënshtrohet operacionit

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:16
Albion Rrahmani

Rrahmani i pafat, do t’i nënshtrohet operacionit!

Në ndeshjen e mbrëmshme Andorrë – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, sulmuesi Albion Rrahmani ka pësuar lëndim, me ç’rast menjëherë është dërguar për ekzaminime mjekësore në spitalin e qytetit në Andorra La Vella.

Pas këtyre ekzaminimeve ka rezultuar se ai ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit.

“Të gjithë bashkëlojtarët dhe stafi i Kombëtares kanë qenë të prekur nga lëndimi i Albionit, por presin që ai ta kalojë sa më shpejtë periudhën e rehabilimit dhe të kthehet edhe më fuqishëm për ta treguar talentin e tij në skenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat