Desshamps: Objektivi ynë është vendi i parë

Futboll

Desshamps: Objektivi ynë është vendi i parë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:58
Desshamps

Franca shkon në Amsterdam për të fituar, kjo nuk ka asnjë dyshim. Për më tepër që deklarata ka ardhur nga vetë trajneri i “bluve”, Didier Desshamps.

Me pesëmbëdhjetë pikë nga pesë ndeshje dhe njëmbëdhjetë gola të shënuar dhe zero të pësuar,

Franca është në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian, por Deshamp nuk merr asgjë si të mirëqenë.

“Ne jemi në rrugën e duhur, por duhet të vazhdojmë kështu, nuk mund të ndalemi tani.

Objektivi ynë është të fitojmë, pasi nuk duam të përfundojmë në vazon e dytë.

E kemi të qartë se për të mundur Holandën në shtëpinë e saj do të na duhet të japim 100%. Ne kemi disa mungesa sikurse dhe ata, por kjo nuk i ndryshon objektivat tanë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat