Bayerni në sulm për një tjetër anglez

Futboll

Bayerni në sulm për një tjetër anglez

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 23:06
Kane e Tuchel

Bayern Munih do të përforcohet në merkaton e janarit.

Një nga objektivat e kampionëve të Gjermanisë është Kalvin Phillips, mesfushori “shkatërrues” i Manchester Cityt dhe kombëtares angleze.

27-vjeçari u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga Leeds te City për 50 mln euro, por nuk po ia arrin të përfitojë minuta tek ekipi i Pep Guardiolës.

Teksa numëron vetëm 167 minuta aktivizim në këtë sezon. Shtypi britanik shkruan se Phillips është një kërkesë e Thomas Tuchel.

Trajneri u ka kërkuar drejtuesve të Bayernit të investojnë tek “luftëtari” anglez, të cilin e njeh mirë që kur drejtonte Chelsean në Premier League.

Phillips është një “xhol”, pasi mund të aktivizohet edhe si qendërmbrojtës në raste të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat