UEFA dënon Cërvena Zvezdën, shkak parullat për Kosovën

Futboll

UEFA dënon Cërvena Zvezdën, shkak parullat për Kosovën

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:35
Pankarta e turpit

Komiteti disiplinor i UEFA-s ndëshkoi Cërvena Zvezdën e Beogradit duke mbyllur një pjesë të tribunave për duelin kundër Leipzig në Champions League të planifikuar për 7 nëntor.

Si arsye përmendet sjellja diskriminuese e tifozëve në ndeshjen me Young Boys-in, e kjo i referohet para së gjithash parullave për ngjarjet e fundit në Kosovë në manastirin e Banjskës.

Kapaciteti i stadiumit do të reduktohet me 10 mijë ulëse për ndeshjen ndaj Red Bull Leipzig-ut dhe përveç kësaj klubi “lehtësohet” me 62 mijë euro.

Tifozët e Zvezdës kanë bërë homazhe për terroristët serbë të vrarë në veri të Kosovës, kanë mbajtur një pankartë.

UEFA gjobiti një tjetër klub serb, TSC.

Skuadra nga Baçka Topola do të paguajë 10 mijë euro në çatinë e futbollit europian.

Përveç kësaj, ata janë dënuar edhe me ulje të kapacitetit të stadiumit me 100 persona për ndeshjen ndaj Freiburgut, të cilën e zhvillojnë më 26 të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat