Bogdani: Çelësi kryesor i kësaj Kombëtare është Silvinjo

Futboll

Bogdani: Çelësi kryesor i kësaj Kombëtare është Silvinjo

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 19:00
Bogdani

Ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Erjon Bogdani ka qenë i ftuar në emision me Trevisa Tufën në News 24. Ai ka folur për Shqipërinë, trajnerin Silvinjo si dhe disa nga yjet e Kombëtares. Ai gjithashtu u ndal edhe tek miqësorja me Bullgarinë.

“Ishte një fitore e rëndësishme ndaj një skuadre shumë të fortë edhe në momentin e daljes me karton të kuq futbollistit të Cekisë, na e lehtësoi puënn, skuadra tregoi një perfermonacë të shkëlqyer. Është shumë e vështirë që ta them nëse është kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave, por janë afruar atyre mendimeve që kishim ne më përpara.

Kemi pritur pak që ky ekip të tregojë këtë performancë, duhet të tregojmë seriozitet edhe në këto ndeshje dhe të ëndërrojmë për Europianin.

Përpara se të flas për skuadrën dua të komplimentoj trajnerin, dhe pavarësisht rezultateve, janë të gjithë shumë solidë, ndihmojnë njëri tjetrin edhe kur janë në presion përpiqen të jenë të bashkuar dhe rikuperojnë tipin, Traneri ka një dorë të rëndësishme dhe nuk ishte e lehtë në kaq pak kohë të bëjë këtë punë, komplimente edhe lojtarëve dhe trajnerit, përpiqen të japin kontributin e tyre dhe ata që futen nga stoli.

Edhe lojtarët dhe trajneri që ka ardhur kanë treguar seriozitett sakrifikojnë për njëri tejtrin, nuk është rastësi që përgjigjen kaq mirë.

Ne duhet të ecim në këto ritme sepse edhe lojtarët e kanë treguar veten në kampionate të tjera, po tegojnë një formë më të mirë se në ekipet e tyre, jo vetëm kundër skuadrave të forta, por edhe me skuadra të dorës së dytë duke luajtur me seriozitet dhe të përqëndruar, bëjmë gola dhe luajmë të përqëndruar.

Përveç skemës kanë ndryshuar cilësitë individuale, kanë ndryshuar gjuajtjet e Asanit pasi sa herë gjuan shënon gola. Ishte diçka që të gjithë e prisnim që ai të shënonte gol.

Sulmuesit më pëlqejnë pasi luajnë edhe për ekipin, po shënohen gola fantastikë. Kemi arritur pa Brojën deri këtu, por ai është një luks, me atë kualitet që ka dhe po treon se nuk është e lehtë të kthehesh pas një dëmtimi nëse cilësitë e tij shkrihen tek kjo skuadër, do të jetë një vlerë e shtuar. Me këtë paraqitje që po tregojnë sulmuesit mund ta thyejnë të gjithë rekordin tim, jo vetëm Broja por edhe Cikalleshi pavarësisht se nuk po shënon pasi po bën një punë të shkëlqyer. Nuk mendoj se prishen ekuilibrat nëse rikthehet Kumbulla apo Broja, pasi nëse do të jenë në formë të mirë, ka mundësi trajneri për të zgjedhur.

Duhet ti japim merita të veçanta Ajetit pasi nuk ka luajtur për një kohë të gjatë me ekipin, tregoi një seriozitet të madh ndaj Cekisë, dhe trajneri po i drejton në mënyrën e duhur këta lojtarë. Asanin e kam parë shumë pak por ka qenë i shkëlqyer, të vazhdojë të gjuajë sa më shumë se i ka fantastike, për Bajramin më pëlqen shumë, është shumë i zgjuar lidh shumë mirë mesfushën me sulmin, e zgjidh lojën jo vetëm me asiste por dhe me gola. Asllani pavarësisht se është i ri është shumë i talentuar, duhet të besojmë shumë tek ai, ka bërë një performancë të mirë.

Asani mund të luajë në Serinë A, të krijon problem është i lëvizshëm, performanca e tij është e shkëlqyer jo vetëm për atë, por për të gjithë që ne e shohim.

Gjëja që më pëlqen më shumë tek ky grup është se janë shumë kompaktë, mbrohen shumë mirë. Edhe në momente të vështira dimë të vuajmë por kur kemi topin dimë të luajmë dhe kemi shumë ide për të dalë përpara. Jemi shumë të ekuilibruar, kjo është një gjë shumë e mirë. Nuk e di kur duhe të përmirësohet por nga shtatlartësia, mund të bëjmë më mirë në goditje standarde.

Mund ta shfytëzojmë shumë mirë dhe të marrim rezultat të mirë ose pikë të plota.

Unë shpresoj që EURO 2024 të jetë një nisje e futbollit shqiptar pasi kemi shumë lojtarë të mirë, duhet të pretendojmë dhe më vjen keq që pas EURO 2016 kemi pasur një kritikë sepse futbollistët kanë çaluar në lojë dhe rezultate. Duhet ta shohim si opsion Silvinjon për të rinovuar pasi në shumë pak kohë, ka treguar veten por edhe ekipin që është solid. Ai ka ide shumë të mira, çelësi kryesor i kësaj kombëtare është Silvinjo. Nëse nuk e kemi statustin e hirushes duhet të shpresojmë, kur janë ndeshjet që duhet ti luajmë mund të hapim shumë problem.

Është një ndeshje e fortë me Bullgarinë për mendimin tim, ata që duhet të luajnë të tregojnë veten, ti tregojnë trajnerit formën e tyre pasi dy ndeshjeve që kemi me Moldavinë dhe Ishujt Faroe do bëhet lista për të shkuar në Europian, shyqyr që ka ardhur koha të kemi futbollistë të mirë”, deklaroi Bogdani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat