Inzaghi: Ndaj Torinos duhet pasur kujdes

Futboll

Inzaghi: Ndaj Torinos duhet pasur kujdes

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:04
Inzaghi

Pas barazimit 2-2 ndaj Bologna në Serie A, Simone Inzaghi i kërkon skuadrës së tij të rikthehet te fitorja ndaj Torinos.

“Do të na duhet një Inter i shkëlqyer sepse pas pushimit përgatitja është gjithmonë e vështirë.

Duke qenë se lojtarët janë rikthyer mes të mërkurës dhe të enjtes, pa harruar se do të takojmë një ekip të shkëlqyer.

Për ta bërë këtë do të duhet të përmirësohemi në nivelin e mbrojtjes, veçanërisht në pakujdesitë.

Ne po punojmë shumë në organizimin në mbrojtje, por do të duhet të bëjmë edhe më shumë.

Pësuam dy gola të shmangshëm ndaj Bologna, duhet të përmirësohemi me të gjitthë.

Lautaro? Ai ka një ndjenjë të madhe për Interin, vitet e fundit ka pasur rritje të vazhdueshme dhe me shiritin e kapitenit ka marrë më shumë përgjegjësi.

Plus ai është me fat që ka shokët e skuadrës që gjithmonë mundohen të bëjnë më mirë për të. Ne duam më shumë gola, jo vetëm nga sulmi, por edhe nga mesfusha e mbrojtja”, ka thënë Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat