Dinamo City prezanton Mehmetin

Futboll

Dinamo City prezanton Mehmetin

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:36
Pamje nga prezantimi

Dinamo City zyrtarizoi paraditen e sotme pasuesin e trajnerit Luigi Di Biagio. Blutë rikthejnë në krye të stolit trajneri Dritan Mehmeti i cili e njeh mirë ambientin dinamovit duke qenë se e drejtoi skuadrën edhe në sezonin e kaluar duke i rikthyer në elitë.

Pjesë e stafit të trajnerit Mehmeti janë edhe Fatjon Tafaj si ndihmës trajner, Ilir Bozhiqi përgatirës të portierëve si dhe Korrado Sakone përgatitës atletik.

"FC Dinamo City ka bërë sot paradite prezantimin e trajnerit Dritan Mehmeti dhe stafit të ri teknik, ku bëjnë pjesë Fatjon Tafaj si ndihmës trajner, Ilir Bozhiqi si përgatitës portierësh dhe Korrado Sakone si përgatitës atletik.

“E kisha të thjeshtë vendimin, sepse jam djalë i shtëpisë te Dinamo. Kemi marrë përgjegjësinë për ta ndryshuar situatën, mentalitetin e skuadrës.

Të gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për të mirën e Dinamos.

Falënderoj presidentin Adrian Bardhi dhe klubin për besimin që më kanë dhënë.

Presidenti jep gjithçka për ekipin, ai dhe tifozët janë pjesa më e pafajshme në këtë situatë. Koha besoj do të na japë të drejtë.

Tani është koha të punojmë”, – theksoi trajneri Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat